-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pasuria e Visar Ymerit, dhe paratë e gatshme në institucione financiare

Rekomandime

Ish- kryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka deklaruar pasurinë e tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit.

- Advertisement -

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, është pronar i dy banesave, njëra është 97 m2 kurse tjetra 124 m2, derisa të dyja janë blerë brenda 3 viteve.

Një shesh ndërtimi i blerë në vitin 2010, që sipas tij kushton hiç më pak se 55 mijë euro, shmruan indeksonline.

Tutje, Ymeri është edhe pronar i një parcele pyjore të cilen e ka trashëguar në vitin 2018, vlera e së cilës është 38 mijë euro.

- Advertisement -

Ymeri ka deklaruar edhe një veturë të tipit “Opel Zafira”, në vlerë prej 6 mijë e 500 euro.

Në po të njëjtin formular, ai ka treguar se posedon edhe aksione në “Bagatella”.

- Advertisement -

Ai poashtu ka bërë me dije se ka gati 38 mijë euro, para të gatshme të mbajtura në institucione financiare

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit