1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pasurisë së Kadri Veselit i shtohet edhe një banesë, e bleu 85 mijë Euro

Rekomandime

Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka investuar në pasuri të paluajtshme. Kështu del nga deklarimi i pasurisë që ai ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

- Advertisement -

Ai, në vitin 2019 ka blerë një banesë në vlerë prej 85 mijë e 550 euro.

Veseli ka shpjeguar në deklarimin e pasurisë se për blerjen e banesës ka marrë një kredi.

Përveç kësaj banese, Veseli ka deklaruar si pasuri të paluajtshme edhe një banesë tjetër në vlerë të 97 mijë eurove, të cilën e ka blerë në vitin 2001.

- Advertisement -

Veseli ka përshkruar si pasuri të paluajtshme edhe një lokal afarist në sipërfaqe prej 270 metrave katrorë por, shefi i PDK-së e ka vlerësuar këtë lokal me zero euro. Kryetari i PDK-së e ka përshkruar që lokalin e ka blerë në vitin 2017-2018.

Me zero euro, shefi i PDK-së i ka vlerësuar edhe një shtëpi, tokë dhe mal.

- Advertisement -

Ish-kryekuvendari e ka deklaruar edhe një veturë të tipit “Jeep” në vlerë prej 16 mijë e 300 euro. Por, siç e ka përshkruar në formularin e deklarimit, pas amortizimit, vlera e tij tashmë është vetëm 10 mijë euro.

Si para të gatshme e që i ruan në bankë, Veseli i deklaroi 7 mijë e 273 euro.

Pak më shumë para të gatshme Veseli i ka deklaruar në emër të bashkëshortes, 8 mijë e 360 euro.

Sa ishte në krye të Kuvendit të Kosovës Veseli mori pagë vjetore prej 33 mijë e 312 euro. Ndërsa, si mëditje, ai ka deklaruar edhe 2 mijë e 640 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit