4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Patatja e nxehtë”, kjo është frika e Vetëvendosjes dhe LDK-së

Rekomandime

“Ekziston dyshimi logjik se, nga frika e mbetjes në dorë e “patates së nxehtë” nga bisedimet me Serbinë, LVV dhe LDK janë duke i bërë vet obstruksionet e marrëveshjes, duke i nxjerrë si mbulesë mosmarrëveshjet në ndarjen e pozitave në qeverisje”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Edhe takimi i fundit në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, në përpjekje për arritjen e koalicionit qeverisës në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së përfundoi pa sukses.

- Advertisement -

Madje për aq sa u pa nga deklaratat e dy liderëve politikë, dallimet janë tepër të mëdha, dhe as optimistët më të mëdhenj nuk mundë të presin ndryshime në qëndrime.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi e ka akuzuar përsëri presidentin e vendit, Hashim Thaçin, se është pikërisht ai që po punon pa ndalshëm për të parandaluar formimin e qeverisë mes LVV-së dhe LDK-së.

“Thaçi me sejmenët tij kanë dy qëllime për të cilat po punojnë pandërprerë:

- Advertisement -

1. Të parandalojnë formimin e qeverisë LVV- LDK dhe 2. Të realizojnë ndarjen e Kosovës – dhuratë për “dhurimin” e Vuçiqit”, ka shkruar Abazi në Facebook.

E lidhur me këto zhvillime, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Florim Zeqa.

- Advertisement -

Zeqa ka thënë se pavarësisht faktit që mund të ketë shumë faktorë që punojnë pa rreshtur në parandalimin e marrëveshjes qeverisëse LVV-LDK, përgjegjësia kryesor bie mbi këto dy subjekte politike.

Florim Zeqa

“Nëse presidenti Hashim Thaçi është duke punuar për ndarjen e Kosovës, atëherë LVV e LDK mbajnë përgjegjësi të lartë dhe të barabartë, madje shumë më të rëndë që u vonuan kaq shumë në marrëveshjen për koalicion, shkaku i betejës për ndarjen e kulaçit të qeverisjes dhe që nuk arritën që të merren vesh më shpejtë dhe të bëjnë kompromise politike në interesi të shtetit, madje edhe për të iniciuar zbatimin e zotimit të tyre elektoral për përgjegjësin e shkeljes së kushtetutës nga ana e Presidentit, që do të duhej rezultuar me shkarkimin e tij nga detyra dhe nxjerrjen para drejtësisë për ndëshkim sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Ekziston dyshimi logjik se, nga frika e mbetjes në dorë e “patates së nxehtë” nga bisedimet me Serbinë, LVV dhe LDK janë duke i bërë vet obstruksionet e marrëveshjes, duke i nxjerrë si mbulesë mosmarrëveshjet në ndarjen e pozitave në qeverisje”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Rreziqet para të cilave ndodhet shteti i Kosovës, sipas Zeqës kanë shpërfaqë (mos)marrëveshjen mes LVV-së dhe LDK-së, e cila po të kishte vullnet të dyanshëm për të qeverisur me vendin në këtë fazë të ndjeshme, do të arrihej për 5 minuta e jo më shumë.

Andaj në këtë situatë, gjëja më e lehtë për të arsyetuar mos arritjen e marrëveshjes është zhvendosja e problemit tek presidenti Thaçi siç ka pohuar deputeti i LVV-së, Haki Abazi se “se pikërisht është Hashim Thaçi, ai i cili po punon për të parandaluar formimin e qeverisë LVV–LDK”.

Barrikadimi i dy subjekteve pas “ofertave” të ngurta është obstruksion i pastër politik për mos arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Tanimë nuk ju beson askush më lojërave plot hipokrizi dhe makiazhit politik të krerëve të LVV-së dhe LDK-së, të cilët në njërën anë kinse angazhohen për formimin e qeverisë, ndërsa në tjetrën përmes mekanizamave tjerë e minojnë çdo përpjekje në atë drejtim. Ndryshe, do të ishte mjaft e shëndetshme për karrierën e tij politike, sikur Haki Abazi të shprehej lirshëm siç shprehej dikur si analist politik, për të thënë të vërtetën lakuriqe rreth (mos) angazhimeve të sinqerta për formimin e qeverisë”, përfundon analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit