2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Paturpësia e Pacollit: “Më parë shkoj në Hënë se sa të më jap leje për fabrikë kjo qeveri”

Rekomandime

Pacolli po ndërton fabrika multimilionëshe në vendet fqinje. Kjo ka irrituar kosovarët të cilët po e pyesin pse nuk po ndërton fabrika në Kosovë? Duke iu përgjigjur një ndjekësi, Pacolli ka thënë se më parë do të shkonte në Hënë se sa do të merrte lejen nga kjo Qeveri për të ndërtuar fabrikë në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk do të ia jepte kurrë lejen për ndërtimin e një fabrike në vend.

Por, kur ishte rreth 10 vjet në pushtet dhe mund të merrte leje cfare të donte, nuk e bëri asnjëherë. Perkundrazi, sa ishte në pushtet mendjen e kishte tek tenderët.

Tutje, Pacolli ka thënë se nuk është e rastësishme që ai investon në shtetet fqinje. “Mos harroni, unë do të shkoja më parë në Hënë se sa të merr lejen nga kjo qeveri për të ndërtuar një fabrikë të tillë. Do të investoja qindra miliona në këtë fushë (është shumë fitimprurëse) por kjo qeveri nuk do të më japë kurrë leje, edhe pse nga ana tjetër unë jam punëdhënësi më i madh privat në Kosovë e kam demonstru se kam mundesi dhe di me e be. Nuk është e rastit që unë sot investoj në shtetet fqinje”, ka shkruar Pacolli.

- Advertisement -

E pikërisht Pacolli për disa vjet ishte edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, madje partia e tij udhëhiqte ministritë më të rendësishme për ekonomi. Por, nuk e ndërtoi asnjë fabrikë asokohe, madje nuk pruri këtu asnjë investitor të hajrit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit