1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

PDK do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PKD’së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar sot se partia e tij do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për të votuar Ligjin për Rimëkëmbjen.

- Advertisement -

Hoxhaj tha se PDK do të kërkojë përkrahjen e deputetëve për ta kaluar Ligjin në lexim të dytë në Kuvend.

“PDK do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme, presim që edhe partitë tjera ta votojnë një Projektligj të tillë që është mbështetur në Komision”, ka deklaruar Hoxhaj.

Nndërkohë,në komisionin për Buxhet dhe Transfere, sot ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

- Advertisement -

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

- Advertisement -

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit