0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

PDK do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare financiare nesër në seancë

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se në seancën e nesërme të Kuvendit do të votojnë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare.

- Advertisement -

“PDK është opozitë e qeverisë mirëpo kemi deklaru dhe i qëndrojmë prapa atij qëndrimi se nuk jemi opozitë e shtetit por interesit të qytetarëve.

Kemi diskutuar brenda strukturave, kemi vendosur t’i pëkrahim dhe votojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare në seancën e radhës”, tha Hamza në një konferencë për media.

“Ne nesër do t’i përkrahim dhe do japim votën tonë këtyre marrëveshjeve”.

- Advertisement -

“Edhe pse jemi opozitë kemi vendosur që pa asnjë kushtëzim t’i përkrahim marrëveshjet ndërkombëtare financiare”.Kujtojmë se në seancën e kaluar ishte PDK dhe VV të cilat nuk votuan pro këtyre marrëveshjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit