1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

PDK i përgjigjet VV’së, kjo është arsyeja që Thaçi e takoi Putinin

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje ka një numër të madh çështjesh për të cilat duhet të kërkojë falje, para se t’ia kërkojë asaj që ta bëjë një të tillë për takimin e ish-kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili si president i Kosovës u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në vitin 2018 në Paris.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, duke iu përgjigjur një deklarate të deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, i cili në emisionin “DPT te Fidani” tha se kryetari aktual i PDK-së Memli Krasniqi dhe partia duhet të kërkojë falje për takimin me “kriminelin e luftës”, shtoi se të gjitha takimet e liderëve që vijnë nga partia e tij janë bërë me synimin për të siguruar njohje për Kosovën.

- Advertisement -

“Nëse është puna te kërkimfalja jeni ju ata që duhet të kërkoni falje për politikat e juaja regresive dhe avantureske, sidomos kur keni refuzuar ndihmën miqësore të SHBA-s për gypat e gazit, duhet të kërkoni falje kur e keni kualifikuar Marrëveshjen e Uashingtonit si tradhti kombëtare, kur Marrëveshjen ndërmjet NATO-s dhe Qeverisë së Kosovës (2013) e keni cilësuar si marrëveshje sekrete në dëm të tërësisë territoriale të vendit tonë që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, kur keni akuzuar Uashingtonin se ka ngul thikat mbi hartën e Kosovës. Para se të krekoseni se nuk jeni takuar me Putinin, do bëni mirë të takoheni me Bidenin. Ju mund edhe të mos kërkoni falje, por së paku dëshmojeni se jeni në rrugë të mirë t’i riparoni raportet e Kosovës me SHBA-të të cilat kurrë nuk kanë qenë në nivel më të ulët sesa që janë sot”, ka thënë Abdullahu në një përgjigje për Gazetën Express.

Abdullahu tha se është e padenjë dhe cinike të kërkohet sot një llogari e tillë, sepse do të duhet të distancoheshin të gjithë burrështetasit e ndryshëm anekënd botës që janë takuar me Putinin “me atë që po e dëshmon se është kriminel lufte me atë çfarë po bën në Ukrainë dhe jo vetëm”.

“Të gjitha takimet e liderëve tanë me përfaqësues të shteteve të ndryshme anekënd janë bërë me qëllim që të sigurohet njohja e shtetit tonë apo anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare”.

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes kishte thënë PDK s’ka kohë më të mirë sesa tani që ta bëjë kërkimfaljen për takimin me Putinin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të cilët tha se “gjithmonë ia kanë dashur të keqen Kosovës”.

Derisa për vizitën e kryeministrit Kurti në SHBA, Muja e tha po të njëjtën si shefi i tij të partisë, se ajo do të realizohet dhe se “do t’iu hiqet kjo brengë” kujtdo që e ka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit