Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni për balotazhin që do të zhvillohet me 14 nëntor.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i degës së LDK-së në Klinë Islam Raci.
- Advertisement -
Me këtë marrëveshje LDK do ta përkrah kandidatin e PDK-së Esad Racin.
Ai në raundin e dytë do të garojë përball kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Zenun Elezaj, i cili është njëherësh kryetar aktual i Klinës.