Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është duke pasur probleme me drejtshkrim.
Nëndega e saj në Lumnishtë në Komunën e Malishevës, ia ka huqur keq kur e ka shkruar emrin e kryetarit të partisë, Kadri Veseli.
Në postimin e “PDK Malishevë”, në Facebook, kanë gabuar emrin e Veselit duke e shkruar “Karia”. Mirëpo kjo është edituar shumë shpejt, raporton Insajderi
“PDK-ja nëndega Lumnishtë sonte formoj Shtabin Zgjedhor. Lumnishta si çdo herë Bastion i Partisë Demokratike të Kosovës! #KadriaKryeministër!”, thuhet në postimin e PDK-së.