2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

PDK: Për rastin Dehari do të inicohet Komision Hetimor Parlamentar – dikush duhet të shkoj në burg

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të iniciojë komision hetimor parlamentar për zbardhjen e rastit së Astrit Deharit, pas parlajmërimeve të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti.

- Advertisement -

“Partia Demokratike e Kosovës mirëpret interesimin, ndonëse me vonesë, të pushtetit të ri dhe mediave për zbardhjen e rastit së Astrit Deharit, pas parlajmërimeve të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

“PDK-ja do t’i shkojë deri në fund secilës temë të përmendur në seancën e djeshme nga Kryetari Veseli. Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ka treguar se ka dyshime serioze për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Për këtë rast, duhet të shkojë dikush në burg; ose Albin Kurti, ose nomeklatura e atëhershme e pushtetit, një pjesë e së cilës është edhe sot në koalicionin qeverisës”, thuhet në deklaratën për media të lëshuar nga PDK.

“Kjo është një nga temat më serioze për të cilën është abuzuar shumë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja do ta trajtojë si një nga temat më urgjente në Kuvendin e Kosovës, përmes ngritjes së Komisionit Hetimor Parlamentar”, thuhet në deklaratën e PDK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit