-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

PDK-së i vjen ‘goditja’ e rëndë për Vetëvendosjen

Rekomandime

“Po me vrasjen e Astrit Deharit çfarë ndodhi..? Askush prej pushtetarëve nuk mori përgjegjësi për vrasjen e tij. Kjo për shkak të mungesës së një shteti. Një prej arsyeve që janë bërë të gjithë bashkë është për të mos lejuar Albin Kurtin të bëhet kryeministër. Ata që këtë vend e kanë bërë të pa jetueshëm”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ministri në detyrë i drejtësisë Abelard Tahiri, akoma pa u bërë plotësisht funksional Kuvendi i Kosovës, legjislatura e re, ka paralajmëruar kërkesën për formimin e një komisioni hetimor ndaj lidhjeve të VV-së me të ashtuquajturën organizatë kriminale, “Syri i Popullit”.

- Advertisement -

“Për faktin se tashmë kemi një aktgjykim dënues për disa persona të akuzuar për vepra terroriste kundër rendit kushtetues, përmes organizimit në tentativë të atentateve ndaj krerëve të shtetit, si dhe për faktin se në mesin e këtij grupi ka anëtarë e familjarë të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje, heshtja e saj dhe mos distancimi nga ky grup është e pa pranueshme. Prandaj PDK-ja e ndjen për obligim që ndaj kësaj heshtje të Vetëvendosjes, të kërkojë llogari.

Në seancat e radhës së Kuvendit të Republikës, do të kërkojmë themelimin e një Komisioni hetimor Parlamentar për të hetuar lidhjen shkakore në mes të Vetëvendosjes dhe organizatës “Syri i Popullit’”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.

Lidhur me këtë kualifikim dhe këtë nismë të PDK-së, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Faik Krasniqi.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo është edhe një përpjekje tjetër shpifëse e PDK-së dhe SHIK-ut nga mos durimi që kanë ndaj partisë së parë fituese, por edhe koalicionit që po negociohet mes LVV-së dhe LDK-së.

“Na shesin moral ata që nuk kane fare. PDK-ja një parti qe s’ka lënë gjë të zezë pa i bërë këtij vendi, donë të themelojë komision hetimor parlamentar për të hetuar lidhjet e mundshme të LVV-së me organizatën “Syri i Popullit”! Shumë e çuditshme! Asnjë lidhje s’mund të ketë njëra me tjetrën. Është hetim koti”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi.

- Advertisement -

Lojëra të tilla, sipas Krasniqit krijohen vetëm në një shtet të drejtësisë së kapur nga krimi dhe jo funksionale për të luftuar krimin e vërtetë.

“Po me vrasjen e Astrit Deharit çfarë ndodhi..? Askush prej pushtetarëve nuk mori përgjegjësi për vrasjen e tij. Kjo për shkak të mungesës së një shteti. Një prej arsyeve që janë bërë të gjithë bashkë është për të mos lejuar Albin Kurtin të bëhet kryeministër. Ata që këtë vend e kanë bërë të pa jetueshëm”, deklaron Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit