3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PDK: Zgjedhja e Vjosa Osmanit me votat e Listës Srpska është dëshmi se ky koalicion varet nga Beogradi

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme thirrjen klandestine dhe pa paralajmërim të seancës për ta zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë e territ, për të cilën nuk kishte asnjë urgjencë, e thirrur në nga Lëvizja Vetëvendosje e LDK, u mbajt pa praninë e opozitës dhe shënon herën e parë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pa asnjë deputet opozitar.

- Advertisement -

Zgjedhja e kryetares së re, e propozuar nga Vetëvendosje dhe e mundësuar me votat e Listës Srpska është e dëmshme për vendin dhe tregon qartë se qeveria VV-LDK jo vetëm që është në koalicion me Listën Srpaska, por do të jetë e varur plotësisht nga deputetët e këtij formacioni politik dhe nga vullneti i Beogradit zyrtar. Kjo është edhe një dëshmi se ky është koalicion me Vucicin e Radijojicicin dhe sojin e tyre.

Është për keqardhje se ashtu sikurse filluan pazaret politike për karriga në mes të dy partive, ashtu sonte e përfunduan në mënyrën më të turpshme zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila pa votat e Listës Srpska sot nuk do të mund të zgjidhje në këtë pozitë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit