1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

PDK’ja thotë se do ta përkrahë tërheqjen e pareve të Trustit, ka një kusht

Rekomandime

Ligji për rimëkëmbjen ekonomike ka dështuar të miratohet disa herë në Kuvend. Ky ligj, është komentuar sidomos për faktin se parasheh që qytetarët të mund të tërheqin nga Trusti pensional një pjesë të kursimeve. Së fundmi Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar një zgjidhje alternative.

- Advertisement -

Propozimi i Qeverisë së Kosovës për t’ua mundësuar qytetareve tërheqjen deri në 10 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti, më në fund ka gjetur përkrahjen e një partie jashtë koalicionit qeverisës.

Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se do ta përkrahnin këtë projektligj, nëse qeveria e hedh në votim si pikë të veçantë, jashtë pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Megjithatë, Faton Fetahu nga kjo parti tregon se kanë hequr dorë nga kërkesa për të rimbursim.

- Advertisement -

“Ne kemi kërkuar krijimin e një baze ligjore në mënyrë që qytetarët të mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga fondi i Trustit Pensional me një afat prej gjashtë muajsh e jo katër sa ka kërkuar qeveria”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Faton Fetahu.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi thotë se kjo është një temë e cila mund të diskutohet.

- Advertisement -

“Është temë e diskutimit që ne nuk i kemi mbyllur dyert. Nëse kalon ligji në parim besoj se do të gjejmë kompromis të përbashkët”, deklaroi Agim Krasniqi.

Problem, sipas zëvendësministrit do të paraqiste nëse do të kërkohej rimbursimi i qytetareve.

“Dikush që mundet të ketë mundësi të tërheq 100 euro, rimbursimi do të ishte 100 euro. Ndërsa dikush tjetër do të kishte mundësi të tërhiqte 5,000 euro rimbursimi do të duhej t’i bëhej 5,000 nga kontributet e të gjithë neve”, deklaroi Agim Krasniqi.

Në këtë mënyrë, sipas Krasniqit, personat që do të kenë mundësi t’i tërheqin tash paratë nga Trusti, do të përfitonin përsëri kur do t’u rimbursoheshin mjetet.

Ky ligj, që është pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, ka dështuar të votohet pesë herë në Kuvend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit