1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Peci: AAK-ja ka uzurpuar pronën në Ulpianë me 2 euro metri katror

Rekomandime

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e paguan vetëm dy euro metrin katror, për objektin e selisë qendrore të partisë e që është pronë e ministrisë që ai drejton.

- Advertisement -

I ftuar në “Context”, Peci ka zbuluar se ky subjekt politik madje nuk e ka paguar qiranë në gjashtë muajt e fundit.

“Nuk mundet që një objekt në qendër të Prishtinës, në Ulpianë me e pas 2 euro për metër katror.

Kjo është e shfrytëzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Faton Peci.

- Advertisement -

“Gjithashtu ka gjashtë muaj që nuk i ka bërë kompensimin Ministrisë së Bujqësisë.

Ata paguajnë dy euro për metër katror derisa vlera e tregut është 20 euro për metër katror”, ka shtuar ministri në Context.

- Advertisement -

Peci ka thënë se do të nxirret një rregullore dhe tu përcaktohet çmimi pronave të Ministrisë së Bujqësisë.

“Nuk e nxjerri nga objekti (AAK-në), por do ta nxjerrim një rregullore ku kanë me u përcaktuar zonat dhe sa është vlera e tregut dhe ose e mbulon atë shifër ose e liron zyrën”, tha ndër të tjerash Faton Peci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit