1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pejë, babai i 7 fëmijëve mendon ta dhurojë foshnjën e sapolindur për shkak të varfërisë e kujdesit

Rekomandime

Jeton Nimani nga fshati Banjë i Pejës tash e disa muaj po detyrohet të kujdeset për shtatë fëmijët e tij, ku më e vogla është një foshnje disa muajshe, e më e madhja 10-vjeçe, nga se gruaja e tij vdiq në muajin korrik si pasojë e infektimit nga Covid-19, e në momentet kritike ishte shtatzënë me vajzën e tij të vogël.

Kujdesi ndaj fëmijëve pa ndihmën e gruas po del të jetë shumë më i vështirë se sa që ka menduar Nimani, nga se nuk po ka mundësi as të punojë e sipas tij nënën e kërkojnë gjatë gjithë kohës fëmijët.

- Advertisement -

Një tjetër problem babait të shtatë fëmijëve i ka dal edhe me foshnjën pasi që Komuna e Istogut u ka ofruar një kujdestare për foshnjën e tij, por që ajo del të jetë kujdestare e cila për fëmijët kujdeset në shtëpinë private të saj, ndërsa mes dy fëmijëve që kujdeset ajo kujdeset edhe për një të moshuare.

Foshnja e Nimanit, ka lindur me disa probleme shëndetësore, ku problemi në të pame duhet të trajtohet sipas mjekëve, mirëpo vizitat nëpër mjekë nuk mund ta dërgojë kujdestarja e cila ka marrë përsipër që të kujdeset për të, e që ka kërkuar nga babai i saj që të merret me këto procedura.


Duke parë mundësitë e vogla që ka për t’u ndarë nga fëmijët tjerë, Nimani thotë se ky obligim po del të jetë i vështirë për të, nga se mjekët i kanë kërkuar të qëndroj për dy ditë me foshnjën në spital.

- Advertisement -

“Në ora shtatë të mëngjesit jam dal prej shtëpisë, kam shku e kam marrë vajzën në Gurakoc aty edhe ku ndodhet shtëpia e kujdestares, e prej asaj kohe deri në orën shtatë të mbrëmjes kam qenë i zënë me foshnjën, gjatë kësaj kohe fëmijët jam detyru mos me i dërgu në shkollë, sepse kur po përfundon mësimi po bëhet terr, e po tuten me ardh vetë në shtëpi”, është shprehur Nimani.

E kontrollat për vajzën e saj, tani i ka të përditshme ku mes tjerash do ta dërgojë edhe QKUK, për ta pajisur me disa pika për sy.

- Advertisement -

Një situatë sikur kjo e ditës së hënë, do t’i ndodh edhe këto ditë tjera.

“Qikës ja kam ba analizat, i ka dal që ka pagjakësi, e mjekët më kanë thanë që duhet me nejt qika këtu të paktën dy ditë që të furnizohet me gjak, e më thanë edhe mjekët që zakonisht në këto raste qëndrojnë kujdestaret me fëmijët, por unë nuk po di çka me bo, e mora vajzën sonte, për me dërgu nesër prap në 7 e 30 të mëngjesit”, ka shtuar Jeton Nimani.

I gjendur në këtë situatë, babai i shtatë fëmijëve thotë se ka filluar t’i shqyrtojë disa oferta që ka pasur nga bashkëatdhetarët në mërgim, ku i kanë ofruar atij që t’ia dhurojë vajzën e që do të kujdeseshin për të në vendin ku jetojnë.

“I kam pas disa oferta që për të cilat jam tu i mendu seriozisht qetash, se nuk po di ka me ja majt besom, spo mundem me u kujdes unë, edhe vajza po shrpresoj e besoj që mundet me marr kujdes e tretman më të mirë, nana e saj e ka dhanë jetën për to, e unë nuk po mundem me u kujdes, sdi sdi cka me bo, shumë jam në një situatë të rand”, ka përfunduar Nimani.

Jeton Nimanit i kanë në ndihmë disa bamirës, ku tani më është duke iu ndërtuar një shtëpi, për kundër kësaj, atij akoma i nevojiten ushqim e veshmbathje për fëmijët nga se e ka të pamundur edhe që të punojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit