1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pentagoni rrëzon objektin e paidentifikuar mbi Alaskë me urdhër të Biden

Rekomandime

Pentagoni rrëzoi një objekt të paidentifikuar mbi Alaskë të premten, me urdhër të Presidentit Biden.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby, konfirmoi incidentin në një konferencë për shtyp.

Sipas tij objekti po udhëtonte në një lartësi prej mbi 12 mijë km dhe paraqiste një kërcënim të mundshëm për sigurinë e fluturimit civil.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden urdhëroi ushtrinë të rrëzonte atë që e përshkroi si një “objekt në lartësi të madhe” që fluturonte mbi Alaskë më herët gjatë ditës.

- Advertisement -

“Departamenti i Mbrojtjes po gjurmonte një objekt në lartësi të madhe mbi hapësirën ajrore të Alaskës në 24 orët e fundit,” u tha gazetarëve koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, John Kirby.

Incidenti vjen më pak se një javë pasi një avion luftarak amerikan rrëzoi një balonë spiune kineze mbi Atlantik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit