1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Për 11 orë mbi 5 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri

Rekomandime

Qeveria e Kosovës këtë javë nxori masat e reja për mbrojtje nga COVID-19, e një nga masat ishte edhe mbyllja e gastronomisë si dhe e qendrave tregtare.

- Advertisement -

Në vendimin e Qeverisë po ashtu është bërë e ditur edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, mirëpo në vendim nuk është marr ndonjë masë ndaluese apo kërkesë për të pajisur me test negativ PCR për qytetarët që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas.

E për këtë që nga mbrëmja e së enjtes, mbi pesë qytetarë nga Kosova ia kanë mësy Shqipërisë, pasi sot në vend është edhe ditë pushimi, shënohet 13 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se që nga dita e mërkurë kanë kaluar kufirin 1,475 qytetarë, më 8 prill kanë kaluar kufirin 1,845 qytetarë dhe më 9 prill nga ora 00:00 deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5,498 qytetarë.

- Advertisement -

“Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00. Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti mori vendim për masa të reja antiCOVID-19, ku ndër masat ishte edhe mbyllja totale e gastronomisë dhe qendrave tregtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit