-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Për 3 ditë 319 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë!

Rekomandime

Kosova po përjeton një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 njëkohësisht me lehtësimin e masave kundër përhapjes së tij.

- Advertisement -

Që nga e diela deri sonte janë identifikuar 319 raste të reja me Covid-19.

Të martën mbrëma autoritete konfirmuan 141 raste të reja pas 397 testeve, transmeton IndeksOnline.

Aktualisht kemi 968 persona të shëruar, 754 raste aktive dhe 34 vdekje.

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 42 raste ishin në Pishtinë, 30 në Vushtrri, 18 në Pejë, 11 raste në Mitrovicë, Obliqi 9 raste, në Prizren 7 raste, Fushë Kosovë 6 raste, 3 raste në Mamushë, Viti 2 raste dhe me nga një rast në Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

- Advertisement -

Andaj, IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje që “Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa

përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar”.

Komuna më e prekur me koronavirus, kohëve të fundit, mbetet Vushtrria me 263 persona të infektuar me koronavirus, e pasur me Prishtinën, Prizrenin e Ferizajin që kapin numrin treshifror me të infektuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit