Të paktën 28,700 ushtarë rusë janë eliminuar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas një deklarate të Ukrainës, shkruan la repubblica.
Në përditësimin e saj për humbjet e forcave ruse deri më tani, 168 helikopterë dhe 460 dronë janë rrëzuar pas 85 ditësh konflikti.
Për më tepër, forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar:
1,263 tanke ruse,
3,090 automjete të blinduara,
103 raketa Kalibr, 20 raketahedhës,
13 anije,
2,162 automjete dhe cisterna për transportin e karburantit,
43 njësi pajisje speciale.