11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Për çka po e dërgon Putin spiunin e tij në Beograd në kulmin e krizës së Ukrainës?

Rekomandime

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press shkruan se si presidenti rus, Vladimir Putin do ta dërgojë një spiun të tij në Ballkan, në kohën kur gjithë i kanë sytë nga Ukraina, e cila rrezikon të pushtohet nga Rusia.

Me të gjithë sytë në një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin po e dërgon emisarin e tij të lartë të sigurisë në Ballkan, ku Moska është përpjekur ta ruajë ndikimin kryesisht përmes aleatit të saj Serbisë, raporton AP.

- Advertisement -

Mediat pro-qeveritare të Serbisë thanë të hënën se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, do të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim për bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Moska nuk ka bërë asnjë njoftim për udhëtimin e Patrushev.

Bisedimet thuhet se do të përqëndrohen në pretendimet e Moskës se “mercenarët” nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja po dërgohen nga Ballkani për të luftuar në anën ukrainase kundër rebelëve pro-rusë mes frikës së një sulmi nga Rusia.

Zyrtarët nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja i kanë hedhur poshtë këto pretendime, të cilat janë bërë nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov javën e kaluar.

- Advertisement -

“Ka informacione se mercenarë janë duke u rekrutuar në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë për ta nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë dhe për t’i dërguar ata në disa vende, përfshirë Donbasin”, tha Lavrov sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, duke iu referuar territorit të kontrolluar nga rebelët në lindje të Ukrainës. “Tani po e kontrollojmë dyfish atë.”

Vuçiç thirri të hënën një takim me zyrtarët e lartë të sigurisë së Serbisë, të cilët thuhet se diskutuan gjithashtu raportet e “mercenarëve” nga Ballkani që shkojnë në Ukrainë. Dhjetra luftëtarë serbë kanë luftuar në të kaluarën në Ukrainën lindore, por në anën e rebelëve pro-rusë, shkruan AP.

- Advertisement -

Serbia ka deklaruar zyrtarisht neutralitet në përplasjen Rusi-Ukrainë që kërcënon një luftë të madhe në Evropë. Megjithatë, media e kontrolluar nga shteti i Serbisë po e mbështet drejtpërdrejt Moskën në këtë krizë, duke kryer propagandën ruse pa ngritur asnjë pyetje.

Edhe pse zyrtarisht kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar t’i harmonizojë politikat e saj të jashtme me bllokun 27-vendesh dhe në vend të kësaj i ka forcuar lidhjet e saj politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusinë dhe Kinën.

Vuçiq gjithnjë e më autokratik, i cili do të përballet me zgjedhjet e përgjithshme të 3 prillit, e hapi fushatën e tij fundjavën e kaluar duke deklaruar se për sa kohë të jetë ai në pushtet, Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO dhe do t’i mbajë lidhjet e saj të ngushta me Moskën dhe Pekinin.

Duke ilustruar lidhjet në rritje midis dy aleatëve sllavë, Serbia dhe Rusia kanë formuar kohët e fundit një “grup pune”, që ngarkohet me luftimin e revoltave popullore të njohura si “revolucione me ngjyra” që zyrtarët e lartë të sigurisë së dy vendeve i përshkruan si intrumente të Perëndimit për t’i destabilizuar “shtetet e lira”.

Zyrtarët perëndimorë e kanë akuzuar Kremlinin për ndikim “malinj” në Ballkan që ka ndihmuar në nxitjen e një valë nacionalizmi që kërcënon ta zhbëjë paqen në Bosnje pas luftës së saj të viteve 1992-95, ta rindezë konfliktin e armatosur mbi Kosovën që u nda nga Serbia në vitin 2008 dhe t’i nxisë problemet politike në vendet anëtare të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Moska i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, megjithëse pohon se Bosnja, Serbia dhe Kosova nuk duhet të anëtarësohen kurrë në NATO.

Bosnja është në mes të një krize politike, me ministrat e jashtëm të BE-së që takohen në Bruksel për të diskutuar mënyrat për t’i lehtësuar tensionet dhe për ta parandaluar shpërbërjen e mundshme të vendit ballkanik të ndarë etnikisht. Serbët e Bosnjës, të cilët e kanë mbështetjen e Serbisë dhe Rusisë, po kërcënojnë të ndahen nga federata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit