4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Për herë të parë në Kosovë kontrollohet cilësia e armaturës, kthehen prapë disa ngarkesa për jokualitet

Rekomandime

Për herë të parë në Republikën e Kosovës po kontrollohet cilësia e armaturës, me qëllim ngritjen e sigurisë së produkteve në treg, mbrojtjen e konsumatorit, si dhe mbrojtjen e konkurrencës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e cila e ka mobilizuar Inspektoratin e Tregut, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Ky mobilizim është koordinuar edhe me Doganën e Kosovës, ku me datën 03.06.2021, në pikën kufitare në Vërmicë, inspektorët e tregut kanë marrë nga 5 mostra të produkteve ndërtimore “shufra çeliku – armaturë φ12mm, të kualitetit B500C”, nga tre importues të ndryshëm.

Mostrat janë testuar në Laboratorin e akredituar dhe për secilën mostër janë testuar nga 8 parametra.

- Advertisement -

Referuar raporteve të lëshuar nga Laboratori i akredituar, rezulton që në të tri ngarkesat është shfaqur jo-konformiteti sipas Standardit EN 10080, prandaj Inspektorati i Tregut ka marrë vendim që produktet e ndërtimit shufra çeliku – armaturë φ12mm të mos lejohen të vendosen në tregun e brendshëm për shkak se të njëjtat nuk plotësojnë kërkesat sipas Ligjit nr. 06/l-033 për Produkte të Ndërtimit, gjegjësisht sipas Standardit përkatës EN 10080.

Produktet e lartcekura, të të njëjtit prodhues, nuk lejohet të futen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës derisa të mos eliminojnë jokonformitetin e cekur më lartë. Po ashtu edhe produktet e njëjta (shufra çeliku – armaturë), të cilat importohen nga prodhues të shteteve të tjera, para hyrjes në tregun e brendshëm, do të verifikohen nga Inspektorati i Tregut i MINT.

- Advertisement -

MINT, respektivisht Inspektorati i Tregut do të vazhdojë me verifikimin e sigurisë së produkteve, në bashkëpunim të ngushtë me operatorët ekonomikë dhe organet e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe standardeve në fuqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit