5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Për herë të parë një shqiptar në listën e kategorisë së parë të gjyqtarëve të UEFA-s

Rekomandime

Një lajm i shkëlqyer për gjyqtarët shqiptar vjen nga selia e qeverisë së futbollit evropian! Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka vendosur që gjyqtari shqiptar. Enea Jorgji, të promovohet në kategorinë e parë!

Kjo nënkupton që Jorgji ka të drejtën të jetë gjyqtarë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtareve A gjatë fazave eliminatore.

- Advertisement -

Gjyqtarët e kategorisë së parë nuk mund të drejtojnë vetëm ndeshje të fazës finale të një kampionatit Evropian apo kampionati Botëror.

Ky është një sukses i vërtetë për gjyqtarët shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, sepse është hera e parë që një gjyqtar nga Shqipëria merr një vlerësim të tillë nga UEFA.

Kemi të bëjmë me një produkt të punës disavjeçare nga Enea Jorgji dhe i kolegëve të tij që me performancat e tyre bindën Komitetin e Gjyqtarëve të UEFA-s për një vlerësim të tillë.

- Advertisement -

Tashmë Jorgjit i mbetet të punojë akoma më fort në paraqitjet e tij në Evropë dhe të bëj të mundur promovimin brenda dy viteve në kategorinë më të lartë të gjykimit “Elite”, që është edhe objektivi për të gjithë ata që fillojnë profesionin e bukur të gjyqtarit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit