3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Për herë të parë pas katër vitesh kryetar, Rifat Jashari viziton nipin e tij

Rekomandime

Për katër vite, Bekim Jashari është kryetar i Komunës së Skënderajt derisa sot për herë të parë është vizituar nga axha i tij, Rifat Jashari.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur vetë i pari i Skënderajt, i cili ka njoftuar për vizitën dhe ka thënë se Rifat Jashari është shembulli i sakrificës që i mbushi me forcë e motiv në ditët e para të lirisë.

“Sot më vizitoj në zyrën time, axha im Rifati, njeriu shembull i sakrificës që na mbushi me forcë e motiv në ditët  e para të Lirisë  dhe kështu vazhdon të jetë çdo herë afër nesh dhe punëve të mira që bëjmë. Mixha Rifat është udhërrëfyesi jonë i jetës, këshillat dhe mësimet e tij për ne  dhe gjeneratën e re të familjes sonë janë qenësore në veprimet dhe vendimet që ne marrim”, shkruan Jashari.

Ai po ashtu ka thënë se e ka përmbushur premtimin që i dha axhës që për katër vite të udhëheqë ndershëm me komunën e Skënderajt.

- Advertisement -

Gja”të këtij mandati qeverisës, në shërbim të qytetarëve, kam punuar me përkushtim që të përmbushë premtimin që i kam dhënë edhe mixhës që do të punojë me nder, në shërbim të secilit qytetar dhe mirëqenies sociale të tyre.  Jam tejet i lumtur që puna ime dhe projektet e realizuara po vlerësohen lartë nga mixha Rifat, nga i cili mora përkrahje maksimale edhe për mandatin e dytë në udhëheqje të komunës së Skenderajt, për të vazhduar angazhimin maksimal në shërbim të vendit”, ka shtuar Jashari .

Derisa kjo është vizita e parë që, Rifat Jashari i bën nipit të tij, në përfundim të mandatit si kryetar i kësaj komune, për të cilin do të jetë sërish kandidat për zgjedhjet lokale të  17 tetorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit