Sipas Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, derisa refugjatët po largohen nga Ukraina, gati 20 mijë qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar atje për të Iuftuar.
Kjo vjen pasi qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime dje.
Ai gjatë një konference online, ka thënë se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t’u bashkuar me Iuftimet, raporton BBC.
Por, nuk ka specifikuar saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet.
Ditë më parë, presidenti Zelensy u ka bërë thirrje të huajve vullnetarë që t’iu bashkohen në luftën kundër Rusisë.
“Kushdo që dëshiron t’i bashkohet mbrojtjes së Ukrainës, Europës dhe botës mund të vijnë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër KRlMlNELËVE rus të Iuftes”, kishte thënë Zelensky