3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Për shkak të koronavirusit, për një ditë Trusti ka humbur 12.8 milionë euro në investim

Rekomandime

Kriza në tregjet financiare globale shkaku i pandemisë së koronavirusit ka prekur edhe paratë e tatimpaguesve të Kosovës, që ruhen në Fondin e Kursimeve Pensionale. Vetëm për një ditë, Trusti ka humbur mbi 12.8 milionë euro në investim. Të dhënat e këtij institucioni tregojnë se humbja brenda 3 muajve të këtij viti llogaritet se është 103.3 milionë euro.

- Advertisement -

Në Trust thonë se kontribuuesit që pensionohen gjatë këtij viti nuk do të ndikohen nga kjo rënie në investime.

“Bordi Drejtues ka themeluar një portofol konservativ, i cili nuk do të ndikohet nga rënia e tregjeve financiare. Pra, asnjë kontribuues i pensionuar gjatë vitit 2020 nuk do të preket nga rënia e tregjeve financiare. Krijimi i këtij portofoli ishte edhe mënyra e vetme ligjore që aktualisht FKPK-ja e ka dispozicion për t’i mbrojtur personat që do të pensionohen përgjatë vitit.”

Trusti ka nën menaxhim mbi 1.8 miliard euro, apo 14 për qind më pak sesa kishte në fund të vitit 2019. Por, ish-anëtari i Bordit të Trustit, Flamur Keqa, thotë se në mungesë të të dhënave nuk mund ta vërtetojnë impaktin e vendimit të Bordit për themelimin e një portofoli konservativ, raporton KOHA.

- Advertisement -

“Recesioni që ka filluar në botë do të ndikojë edhe në ngadalësimin e rikthimit të aktivitetit ekonomik, i cili ndërlidhet edhe me mundësinë e rritjes së performancës së instrumenteve financiare, e sidomos të aksioneve. Rëndësi të madhe këtu paraqet aftësia e Trustit për të rialokuar mjetet financiare në momentin e duhur dhe në instrumente të duhura, gjë që do të ndikonte pozitivisht jo vetëm në rikthimin, por edhe në pozicionim më të favorshëm në treg në rritjen e vlerës së kontributeve pensionale”, ka thënë ai.

Edhe Florin Aliu, ekspert i financave, thotë se Trusti ka të ekspozuara investime në tregjet e obligacioneve dhe rënia e aktiviteteve ekonomike i ka përkeqësuar borxhet e shumë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai kritikoi Trustin për jotransparencë.

- Advertisement -

“Duhet të dimë detaje për çdo rrezik dhe mundësi të humbjeve dhe jo vetëm të deklarohen humbjet në ueb-faqen zyrtare të Trustit. Kjo është e papranueshme. Pas përfundimit të pandemisë duhet të liberalizohet shtylla e dytë pensionale dhe qytetarët të zgjedhin fondin e vet, aty ku dëshirojnë të kontribuojnë”, ka thënë ai.

Trusti, vitin 2019 e kishte mbyllur më performancë pozitive në investime. Kthimi në investime ishte 161 milionë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit