0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Për tri vjet Serbia investoi 500 milionë dollarë në ushtri, njohësi i sigurisë: Kjo e rrezikon edhe Kosovën

Rekomandime

Shteti serb për tri vjet radhazi ka investuar në modernizim të ushtrisë në vlerë prej 500 milionë dollarë. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se një investim i tillë tregon se Beogradi ka për qëllimin krijimin e “Serbisë së madhe”.

Sipas Shalës një lëvizje si kjo e territorit e rrezikon edhe Kosovën.

- Advertisement -

“Serbia pavarësisht kohës së Covidit, pavarësisht rrethanave në të cilët po gjendet rajoni dhe bota në kohën e pandemisë, nuk e ka ndalur investimin e saj sa i përket modernizimit të komponentës ushtarake. Kjo po tregon që Serbia ka interes të saj, që ajo është duke u përgatitur për një gjë apo më mirë të themi se ka një projekt të saj që lidhet me “Serbinë e madhe””, tha Shala për EO.

“Serbia ka interesa që të përfitojë aq sa mundet nga Marrëveshja e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, domethënë të ketë shkëputje të territorit të saj, të bëjë luftë dhe rezistencë në këtë drejtim. Ndërsa sa i përket interesave tjera e ka që pjesa e Republikës Serbska në Bosnje ta marr, apo ta pushtojë sikur që e ka aneksuar Krimenë dhe në Maqedoni të jetë prezentë. Mund të themi se ajo ka interes të krijoj “Serbinë e madhe”, këtë synim dhe qëllim tenton ta arrijë në nivelin politik edhe përmes “Ballkanit të Hapur”, një projekt i cili është duke u zhvilluar tani por në aspektin tjetër është duke u përgatitur të komponenta ushtarake”, shtoi ai,

Tutje Shala ka vlerësuar se për shkak të raporteve të tensionuara Serbia armatimin e siguruar mund ta përdorë kundrejt Kosovës.

- Advertisement -

“Në 2019, 2020 dhe 2021 Serbia ka investuar dhe ka marrë donacione në vlerë afro 500 milionë dollarë nga shteti i Rusisë për të modernizuar komponentën e saj ushtarake dhe kjo reflekton apo do të reflektojë në aspektin e sigurisë edhe për Kosovën por edhe për vendet e rajonit me të cilat Serbia kufizohet”, u shpreh Shala.

“Për faktin që me Serbinë kemi shumë çështje të pazgjidhura, pra të hapura sa i përket normalizmit apo njohjes reciproke në mes neve, shtimi i kapaciteteve ushtarake në një pikë apo në një moment Serbia mund t’i përdorë këto armë e ka treguar në të kaluarën dhe tendenca dhe qëllimi i Serbisë është që mos të jetë pjesë përbërëse e BE-së, por të luaj rolin e një play-maker sa i përket krijimit të trazirave në rajon ku Kosova dhe Republika Serbska janë dy hapësira ku Serbia mund të intervenojë apo të krijoj probleme të caktuara”, ka përfunduar ai për EO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit