-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Për Turqinë hyxhym në aeroport, po jo për BE’në e Gjermaninë

Rekomandime

Ish-gazetarja dhe analistja Arbana Xharra ka reaguar ndaj pritjes që i është bërë nga Qeveria e Kosovës, ndihmave me materiale shëndetësore nga Turqia.

- Advertisement -

Xharra ka veçuar se këso pritje nuk i janë bërë edhe të ardhurave në Kosovë nga Be’ja dhe Gjermania.

“Si në krizë ashtu në syneti pa sadakanë e sulltan Erdoganit, Kosova si duket nuk ia del dot. Sa miliona i ndau para disa dite BE edhe Gjermania? Hatanë nuk e boni kush. S’dolën ministra me qëndrime për tu falenderu. E për maskat e dovletit hyxhym në aeroport, ishin ba rend me ia prek maskat e babës”, ka shkruar Xharra në Facebook.

Kujtojmë, që gjatë ditës së djeshme një kontigjent me ndihma nga Turqia arriti në Kosovë, teksa vendi po përballet me koronavirusin.

- Advertisement -

Ndihmat të cilat përbëjnë pajisje mjekësore dhe mbrojtje, i ka publikuar në Twitter zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kiran.

“Bashkëpunimi jonë historik me Ballkanin vazhdon në luftën kundër koronavirusit”, ka shkruajtur ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit