0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Përçarje edhe në PDK, kërkohet dorëheqja e kryetarit pas rezultateve të dobëta

Rekomandime

Rezultati zgjedhor i 14 shkurtit nuk ka qenë i pritur për anëtarët dhe elektoratin e disa partive politike.

Nga dorëheqjet e kryetarit Isa Mustafa dhe kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si shkak i këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, pakënaqësitë kanë filluar edhe në parti tjera politike.

- Advertisement -

Një kërkesë ka ardhur edhe në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kërkesa për dorëheqje vjen në adresë të kryetarit të PDK-së në Kamenicë Bajram Dërmaku.

Kjo nga ish-kryetari i kësaj komune Begzad Sinani, i cili është edhe anëtar i PDK-së.

- Advertisement -

Sinani thotë se nga 6 mijë e 300 vota sa kishte kjo parti, në këto zgjedhje kanë rënë në 2 mijë e 100 vota.

Ai thekson se duhet të krijohet standard që të marrin përgjegjësinë kryetari dhe kryesia e Degës së Partisë Demokratike në këtë qytet.

- Advertisement -

“Nuk kam shprehur ndonjë revoltë, por edhe unë dua të krijojë një standard. Në qoftë se një kryesi tre herë i humb zgjedhjet atëherë duhet të mbajë përgjegjësi. Në Degën e PDK-së në Kamenicë janë zgjedhur kryetari dhe kryesia të cilët janë zotuar që do t’i fitojnë zgjedhjet. Por, kjo nuk ndodhi. Pra kemi një zhgënjim të madh të elektoratit”.

“Me këtë duhet që çdokush të jap përgjegjësi. Përgjegjësi duhet të jap kryetari i Degës së PDK-së së bashku me kryesinë. Është e pafalshme. Në zgjedhjet e kaluara ne kemi patur në raundin e parë 6 mijë e 300 vota, dhe në raundin e dytë i kemi pasur 9 mijë e 600 vota, dhe prej atij elektorati sot numërojmë 2 mijë e 100 vota, është e pafalshme.Dikush duhet të jap llogari dhe duhet të mësohemi pak se duhet të bartim përgjegjësi. Kur marrim zotimet duhet të kemi edhe përgjegjësi. Pra, duhet të krijohet një standard”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit