1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përdorimi i antibiotikëve kundër Covid-19, gabim fatal

Rekomandime

Mjekët specialistë shqiptarë në diasporë rekomandojnë mospërdorimin e antibiotikëve te pacientët me koronavirus.

Mjekët nga diaspora kanë një kritikë për mjekët nga Shqipëria dhe Kosova që të mos trajtojnë Covid me antibiotik te pacientët, sepse kjo nuk i ndihmon dhe lehtësisht mund të rëndojë edhe më shumë gjendjen, transmeton albinfo.ch.

- Advertisement -

Shqiptarët po përdorin antibiotik të gjeneratës së katërt për të trajtuar koronavirusin, por ky është një gabim fatal.

Të këtij mendimi janë ekspertët shqiptarë që punojnë dhe jetojne në vende të ndryshme të botës.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e drejtuar nga mjekja Aurora Dollenberg, me seli në Gjermani, ka mbledhur në një konferencë virtuale mjekët shqiptarë në gjithë botën për të diskutuar mbi mënyrën e trajtimit të pandemisë.

- Advertisement -

Mjekët kanë nxjerrë në pah mënyrën e gabuar të trajtimit me antibiotik kur nuk është e nevojshme.

Valbona Selimaj, mjeke pediatre-infeksioniste në Belgjikë, gjatë fjalës së saj u shpreh: “Në Shqipëri mjekët japin antibiotik të gjeneratës së 4-t, japin oksigjenoterapi në shtëpi në mënyrë masive”.

- Advertisement -

Ajo e konsideroi këtë një abuzim që rëndon në xhepat e qytetarëve sot, por edhe dëmton shëndetin e tyre. “Ky është një abuzim i jashtëzakonshëm dhe nëqoftëse do të vazhdoje edhe për 2 apo 3 muaj në të ardhmen njerëzit do të na vdesin, sepse nuk do të kemi antibiotik për të trajtuar një pneumokok”, u shpreh Selimaj.

Ndërkohë mjeku internist në Angli, Adrian Fandi, theksoi se të tillë antibiotik duhet të jepen vetëm me lejen e mikrobiologut, pas testimeve. “Është çmenduri, këtu ato antibiotik janë shumë restrikt, është çmenduri të përdorësh antibiotik venoz në shtëpi, siç ndodh në Shqipëri”,tha Fandi.

Ajo çfarë mjekët apelojnë është trajtimi në mënyrë simptomatike e rasteve të lehta. Nazer Ahmeti mjek internist në Hamburg cilësoi se përdorimi I antibitikëve nuk ka asnjë efekt në trajtimin e covid-19 “Këtu kemi një infeksion vira , si do ta mjekojmë një infeksion viral me antibiotic? Ne me antibiotic mjekojmë vetëm infeksionet bakteriale”

Mjeku anestezist –reanimator në Francë Teni Kamberi iu referuar Francës e cila fokusin e ka tek parandalimi nëpërmjet testimeve dhe gjurmimit të rastit, ndërsa kur vejn puna tek trajtimi si të gjithë mjekët shprehet se “Rastet e lehta ne I lemë në shtëpi, vitamin c d zink dhe paracetamol, kaq mjafton”

Për të venë në jetë praktikat më të mira që ndiqen sot në botë për trajtimin efikas tëCcovid-19 deri në imunizimin e popullatës me anë të vaksinës, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë po përpilon një udhërrëfyes. Kryetarja e kësaj Federate Aurora Dollenberg u shpreh se është shumë e rëndësishme që protokollet të unifikohen për të mos lejuar mjekët të japin mjekim të gabuar, që rëndon shëndetin e popullates. /Albinfo.ch

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit