1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përfshirja e PDK’së në qeveri, deklarohet Avdullah Hoti

Rekomandime

Ndonëse nuk është biseduar për një qeveri gjithëpërfshirëse, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). I pari i LDK-së, Isa Mustafa, u shpreh para dy ditëve se barrierat ndaj partisë së Kadri Veselit i kanë hequr. Por dy ditë pas, kryeministri i Qeverisë, Avdullah Hoti, është shprehur se koalicioni qeverisës është stabil dhe se nuk sheh arsye që vendi të hyjë në obligime të tjera, shkruan Express.

- Advertisement -

“Unë besoj që këtë pyetje duhet t’ia drejtoni kryetarit të LDK-së. Koalicioni qeverisës është duke funksionu. Qeveria është stabile. Për sa kohë Qeveria është stabile unë nuk shoh arsye të hyjmë në obligime të tjera. Jemi duke e respektua marrëveshjen e koalicionit”.

Këto deklarime Hoti i ka bërë pasiqë lideri i partisë së tij, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka hequr vijat e kuqe me Partinë Demokratike të Kosovës

Tutje, Hoti lidhur me marrëveshjen me Serbinë ka shtuar se kjo marrëveshje e ka përmbyllur çështjen e temës së asociacionit që nga marrëveshja rafitikuar në vitin 2013.

- Advertisement -

“Për takimet në Bruksel kemi marrë veprime të rënda që në fillim të mandatit, tema e asociacionit nuk hapet sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013”, ka deklaruar Hoti./GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit