-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Përfundon bastisja në shtëpinë e Krasniqit, ja çfarë u mor

Rekomandime

Ka përfunduar bastisja nga pjesëtarët e EULEX-it në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së.

- Advertisement -

Shtëpia në vendlindje, e ish-kryetarit të Kuvendit ka nisur të bastiset në orën 17:00 dhe ka përfunduar në 19:00, merr vesh KosovaPress.

Halim Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit ka qenë i autorizuar të hap shtëpinë në fshat dhe të qëndrojë me pjesëtarët e EULEX-it gjatë kryerjes se operacionit.

Ai i ka thënë KosovaPress-it se hetuesit pasi kanë kontrolluar, kanë marrë me vete 6 dokumente të Krasniqit.

- Advertisement -

“Bastisja ka përfundua në orën 19:00, ka zgjatur 2 orë. Kam qenë aty gjatë gjithë kohës, ata kanë kontrollua gjërat e Jakupit dhe kanë marrë me vete 6 dokumente, letër, video e edhe nga kompjuteri. Një dokument vetëm e kanë fotografuar, nuk e kanë marrë”, ka thënë Halim Krasniqi.

Bastisja e shtëpisë së Krasniqit në fshat është bërë pasi ka përfunduar bastisja dhe arrestimi i tij në Prishtinë.

- Advertisement -

Hetuesit e Speciales kanë nisur sot operacionin në pronar e Krasniqit ndërsa arrestimi i tij është bërë në mesditë.

Krasniqi del të jetë personi i katërt që dërgohet për gjykim në Dhomat e Specializuara, pas Salih Mustafës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Këta të fundit aktualisht janë në paraburgim në Hagë.

Ndërsa sonte edhe Rexhep Selimi ka bërë të ditur se i është konfirmuar aktakuza dhe i njëjti nesër udhëton për në Hagë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit