3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi tregon nëse është folur për hyrjen e PDK-së në qeveri

Rekomandime

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së pas afër 30 minutash sa ka zgjatur. Arban Abrashi anëtarë i Kryesisë ka thënë se mbledhja ka qenë e rregullt dhe nuk është folur për zgjerimin e koalicionit qeverisës.

- Advertisement -

“Nuk është diskutuar zgjerimi i koalicionit, kemi folur për përmirësimin e raporteve me SHBA-të dhe punët që e presin qeverinë. Interes i LDK-së është që kjo qeveri të zgjatet sa më shumë”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë.

Ndërsa i pyetur për kritikat që ka bërë së fundmi kryekuvendarja Vjosa Osmani në drejtim të qeverisë Hoti, Abrashi tha se Qeveria po bën një punë të mirë, dhe se vullneti i popullit po transferohet te deputetët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit