5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Përgjigjja e Kurtit për koalicione

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë në luftimin e virusit Corona.

Kur u pyet për koalicionet për formimin e Qeverisë së re kërkoi që të gjithë të bëhen bashkë pa dallim dhe se vendi nuk ka përvojë në menaxhimin e situatave të tilla.

- Advertisement -

“Jemi të gjithë bashkë pa dallim partie, as moshe e etnie, do të përqendrohemi në luftimin e kësaj të keqe duke e ditur se nuk kemi përvojë në këso situata, por do t’ia dalim mirë”, tha Kurti në Malishevë.

“Prilli është muaji përfundimtar. Nuk është koha dhe vendi në Malishevë të flasim për situatën politike”, tha Kurti derisa ishte për vizitë në komunën e udhëhequr nga Ragip Begaj, komunë kjo që ka mbi 60 të prekur.

Kryeministri i shkarkuar ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje, por më të nuk janë pajtuar liderët e partive të tjera dhe as Presidenti Hashim Thaçi i cili ia ka kërkuar Kurtit emrin për mandatarin e ri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit