1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përkrahësit e VV-së i kthehen ashpër Kurtit: Nëse vazhdon kështu nuk do ta kesh më votën tonë

Rekomandime

Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar për zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës të nxitura nga një nismë e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Kurti ka thënë se Projektligji i mbrëmshëm është në funksion të garantimit të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

- Advertisement -

Sipas tij, ky Projektligj nuk ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe bazohet në rekomandimet e mëhershme të Avokatit të Popullit. Miratimin e këtij projektligji, Kurti e ka quajtur të duhur dhe të drejtë.

Ai ka thënë se partitë parlamentare që janë në kuvend nuk kanë se pse të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit.

Kurti ka shkruar se nuk e kupton pse tërë ky panik e histerik për votimin e mërgatës.

- Advertisement -

Tutje, Kurti ka thënë se VV-ja nuk dëshiron zgjedhje të sërishme dhe se nëse nuk bëhen 80 vota për Vjosa Osmanin, do të bëhen mbi 500 mijë në zgjedhje për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë Iuftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Reagimet kanë qenë të ashpra, ku përkrahës të VV-së të cilët kanë thënë se më nuk do ta votojnë Kurtin nëse ai e çon vendin në zgjedhje.

“Unë të kam votu nga diaspora, kadal mos e bon berllog me këtë ligj, të enjten nëpër parqe e në mbramje kishe po bojna ligj, me nxitim nuk shkon”, thotë një qytetar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit