6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Përkrahja për LDK’në: Adelina i përgjigjet lexuesit që e quajti “pevaçicë”

Rekomandime

Këngëtarja Adelina Ismaili, që njihet për bindjet e saj politike, i është përgjigjur një lexuesi të Gazetës Express rreth përkrahjes që ajo i bën Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Adelina Ismaili ka radhitur disa arsye, që sipas saj, duhet të votohet kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmanin.

E një lexues ka thënë se niveli për LDK’në ka rënë nga akademikët të këngëtarja, e për këtë ka përdorur shprehjne serbe “pevaçicë”.

- Advertisement -

Ndërkaq Adelina Ismaili i ka replikuar duke thënë se ajo e ka përkrahur gjithmonë LDK’në dhe Ibrahim Rugovën, madje edhe atëherë kur janë vrarë aktivistët e saj.

“Ata akademike dhe profesore te cilet po i permend, me kane pergezuar e çmuar lart për çdo arritje time muzikore dhe më së shumti për përkrahjen time që i kam dhënë Rugoves edhe kurr varrosnim aktiviste të LDKse. Unë jam dhe mbetem nga te rrallat qe kam shuuuuumë kredibilitet moral e profesional me iu drejtu votuesit te LDKse e mi tregu ke me votu. Prej se kam hy ne LDK me keni quajt “pevaqice” , si duket malli per pevaqicat ju bente te mos shihni qe vetem Adelina ka arrit ne vitet 90 me iu largu nga trendi i kafehoneve te muzikes serbisht. Mu, le t’me vleresojne ata qe po me vleresojne qe 34 vite, besom nuk jam keq. Ti, qu voto Vjosen se shkau ka shku e nuk kthehet mo. As pevaqicat nuk kthehen, besom..”, ka shkruar Adelina.


Ndërkaq, këngëtarja i ka bërë thirrje edhe këtij lexuesi por edhe të tjervëe ta votojnë Osmanin për këto arsye:

- Advertisement -

“Me Vjosen, se Vjosa nuk e ka ndryshuar mendjen as rrugen, kurr.

Me Vjosen, se Vjosa nuk eshte frikesuar te flase te verteten, kurr.

- Advertisement -

Me Vjosen, se na ktheu e na bashkoi.

Me Vjosen se eshte grua e nene, Vjosa jep e nuk merr.

Me Vjosen, se Vjosa perkulet vetem per te perqafuar qytetarin e vendit tem.” Ka shkruar Ismaili në Facebook.

Adelina Ismaili edhe më parë publikisht e ka dhënë përkrahjen e saj për kandidaten e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit