-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Përkthyesja e Kuvendit iu referua Kosovës si Serbi, reagon ashpër Glauk Konjufca

Rekomandime

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancë plenare, ku po debatohej për disa çështje, e kur po flitej për gjenocidin në Srebrenicë, përkthyesja e Kuvendit ia ka huqur keq, ndërsa ka bërë të reagoj kryeparlamentarin, Glauk Konjufcën.

- Advertisement -

Përderisa në Kuvend po bisedonin rreth rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, e ku po fliste deputeti i komunitetit boshnjak, Bahri Shabani, i cili po argumentonte propozim-rezolutën, përkthyesja në gjuhën Shqipe, ka bërë gabime të shumta.

Por gafa e madhe e përkthyeses, e cila Republikës së Kosovës i referohet si Republika e Serbisë, ka acaruar kryeparlamentarin i cili ia tërhiqi vërejtjen përkthyeses, dhe kërkoi që gabime të tilla të mos përseritën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit