1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përparim Rama bën dallimin mes “Prishtinalive” dhe të tjerëve, vë edhe ‘kritere’ se kur je i Prishtinës

Rekomandime

Për kandidatin e LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, edhe nëse jeton prej shumë vitesh në Kryeqytet dhe madje edhe nëse je i lindur në Prishtinë, nuk do të thotë se je “Prishtinali”.

Ndonëse Përparim Rama vetë për vite nuk ka jetuar në Prishtinë, ai së fundi është kthyer në kryeqytet duke synuar ta marrë drejtimin e Komunës më të madhe dhe të rëndësishme të Kosovës.

- Advertisement -

Por, përkundër se Kryetari i Prishtinës duhet të jetë i të gjithë banorëve të saj, kandidati i LDK-së Përparim Rama, që në zgjedhjet e 17 tetorit po synon të zgjidhet kryetari i ardhshëm i kryeqytetit, nuk heziton që të bëjë dallim mes atyre që ai i quan “Prishtinali” me të tjerët që jetojnë në Prishtinë.

Madje, Përparim Rama, në një intervistë në T7, në shtator të këtij viti, edhe i kishte vënë disa kritere që sipas tij e bëjnë dikë “Prishtinali”.

Për të, siç e thotë vetë në intervistë, nuk është e mjaftueshme të jesh i lindur në Prishtinë për të qenë “Prishtinali”, e assesi as sa vjet ke jetuar në kryeqytet, sipas Ramës, nuk të bëjnë “Prishtinali”.

- Advertisement -

“Duhesh me pas atë mendjen e Prishtinalisë me qenë i Prishtinës. Qajo është krejt”, ka deklaruar Përparim Rama në T7.

- Advertisement -

“Qyre unë i shoh prishtinalitë ashtu, mëndjehapur, zemërgjerë, kreativ, inovativ, të pavarur në mendime të veta. Unik në shumë aspekte. Konfident. Gjitha këto e karakterizojnë një prishtinali dhe s’do me thanë sa vjet ke jetu këtu”, shton kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës.

“Kjo mendoj që e definon si i Prishtinës, nëse ashtu, e ki zemrën e gjanë dhe je i hapur me taku njerëz të ndryshëm prej vendeve të ndryshme. E ka atë sensin e një metropoli një kozmopolit, një vend ku i bjen njerëzit e ndryshëm me ide të ndryshme me zakone të ndryshme. Është e hapur Prishtina është zemër gjanë, dhe prishtinalia është zemër gjanë”, thotë ai në këtë intervistë.

“Dikush edhe që ka lind nuk është [“Prishtinali”], shprehet Rama në intervistën televizive në të cilën e bën dallimin mes atyre që ai i quan “Prishtinali” me banorët tjerë të kryeqytetit.

Ndryshe, Përparim Rama si kandidat i LDK-së, më 17 tetor 2021, garon për të parin e Prishtinës përballë kundërkandidatëve të tij, Arben Vitisë së VV-së, Uran Ismailit të PDK-së dhe Daut Haradinajt të AAK-së. Ky i fundit me prejardhje nga Deçani, por banor i kryeqytetit që nga paslufta.

“Nuk e di edhe ku janë lindë kundërkandidatët”, thotë Rama i LDK-së në intervistë.

Deklarata për “Prishtinalitë” nuk është e vetmja deklaratë kontroverse që kandidati i LDK-së e ka bërë prej kur ka hyr në fushatë zgjedhore. Ai para pak ditësh u shndërrua në cak të talljeve për shkak të një propozimi të tij elektoral që Stadiumi i Prishtinës të shndërrohet në liqe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit