Dje në mesditë ka ndodhur një aksident i rrallë në fshatin Korishë të Prizrenit. Dy paragllajdistë janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit.
Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G.
I lënduari, ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 në QKUK.
Ekipet kujdestare të Komisionit për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitet rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren.
KHAIA-ja do të hapë hetime për këtë rast dhe raporti përfundimtar, i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.