4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Përplasja me VV-në, Isa Mustafa mbledh nënkryetarët

Rekomandime

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur sot nënkryetarët e partisë, Agim Veliun e Vjosa Osmanin, për të diskutuar lidhur me marrëveshjen me partinë e Albin Kurtit.

I pranishëm nuk ishte nënkryetari Lutfi Haziri, derisa, ky i fundit për sot gjatë ditës ka të parapara disa aktivitete në Komunë të Gjilanit.

- Advertisement -

Takimi i Mustafës me Osmanin dhe Veliun vjen një natë pas deklaratave të Glauk Konjufcës, deklarata të cilat u panë si ofenduese nga LDK’ja.

Si pasojë e këtyre deklaratave, sot nuk do të ketë takim në nivel të liderëve. Kjo u konfirmua sot gjatë ditës nga Mustafa.

VV e LDK që pas gjashtë tetorit kanë mbajtur takime për të harmonizuar programin qeverisës. Fillimisht ishin dakorduar për të harmonizuar programin, derisa, më vonë do të flitej edhe për postet ministrore.

- Advertisement -

Situata ndryshoi të hënën, kur LDK ia prezentoi një kusht të ri VV-së, atë të presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin.

Glauk Konjufca tha mbrëmë se nuk do të pranojnë këtë kusht, derisa, shtoi se janë dakorduar që të kenë numër të barabartë në ministri, e LDK të merr postin e krye parlamentarit e të zëvendëskryeministrit të parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit