-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Përpos LDK’së e PDK’së, Ligjin për Pagën minimale nuk e voton as AAK

Rekomandime

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se edhe partia e tij kundërshton Projektligjin për Pagën minimale, të sjellur nga Qeveria Kurti.

‘’Jemi kundër këtij projektligji. Do ta votojmë veç kur të ndryshohet.’’, tha ai.

- Advertisement -

Njëjtë e kundërshtoi edhe LDK e PDK.

Para votimit në Kuvendin e Kosovës Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektligjin për Pagën Minimale në Kosovë i cili u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë këtë projektligj duke treguar qëllimet kryesore të këtij projektligji.

“Po hapet rrugë, që pas 11 viteve të rritet paga minimale. Projektligji ka për qëllim që të eliminojë dykuptimësinë që të lëvizimin tutje për pagën minimale. Deri në nivelin 250 euro, nuk do të ketë tatim. Ky projektligj e plotëson procedurën se si vije deri në pagën minimale në momentin kur kemi ngërçe në Këshillin Ekonomik Social. Ligji parasheh që kjo të mund të bëhet edhe me propozim të ministrit të Financave. Me miratimin e këtij Ligji hapet edhe rruga për rritjen e pagës minimale”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit