1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përsëri Grenell: Në takimin e 10 korrikut duhet të përfundojë çështja e liberalizimit për kosovarët

Rekomandime

Richard Grenell, përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, sërish ka folur për rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rëndësinë e liberalizimit të vizave.

Grenell në një postim në Twitter ka shkruar se është i kënaqur të shohë se evropianët po organizojnë video-Samitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.

- Advertisement -

“Ne jemi të kënaqur të shohim që evropianët do të mblidhen për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë…”, shkruan Grenell.

“Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim”, shkruan më tej përfaqësuesi i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë për të theksuar normalizimin ekonomik midis palëve sepse besojnë se është hapi i parë thelbësor për mosmarrëveshje politike afatgjate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit