1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Përshkallzohen tensionet mes Serbisë dhe Mali të Zi: Serbia dëbon ambasadorin e Malit të Zi

Rekomandime

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi se, me rastin e dëbimi të ambasadorit të Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Božović, tani edhe Serbia kundërpërgjigjet duke dëbuar ambasadorin e Malit të Zi nga Beogradi

- Advertisement -

Sipas një notes diplomatik dërguar nga Ministria Serbe e Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, ambasadori i Malit të Zi në Beograd Tarzan Milosevic u shpall gjithashtu persona non grata.

Bazuar në Nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, Ambasadori Millosheviç shpallet persona non grata.

“Ambasadori Millosheviç është i detyruar të largohet nga territori i Republikës së Serbisë në 72 orët e ardhshme”, raporton Tanjug.

- Advertisement -

Më parë, ambasadori serb në Malin e Zi Vladimir Bozovic u shpall person non grata dhe atij iu kërkua të largohej nga Mali i Zi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit