0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Persona “non-grata” për Kosovën, mbështetësi i Millosheviqit, dekorohet nga Vuçiqi me medaljen më të lartë shtetërore

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” fituesin e çmimit Nobel për letërsi vitin e kaluar, Peter Handke, i cili i bëri apologjetikë Sllobodan Millosheviqit për krlmet e kryera në Ballkan.

Vuçiq e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre, raporton Tanjug.

- Advertisement -

“Faleminderit shumë. Serbia me këtë tregon mirënjohjen e saj për akademikun dhe mikun e saj Handke. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Serbinë”, deklaroi Vuçiq.

Tutje, i pari i Serbisë tha se ishte apologjetika e shkrimtarit që ia siguroi çmimin Nobel atij.

Handke mbështeti regjimin e Sllobodan Millosheviqit, duke e mohuar gjencidin në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe krmet në Kosovë.

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e pati shpallur Handken si persona “non-grata”, duke thënë se ai nuk është i mirëpritur në Kosovë për shkak të “mbështetjes që ai i dha Millosheviçit dhe politikave të tij”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit