Një person me inicialet A.O, 21-vjeçar, është arrestuar për kidnapim të një personi, si dhe shpërndarje e shitje të paautorizuar të lëndëve narktike.
Lajmin e ka bërë të ditur gjatë ditës Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për medie, ku përveç tjerash, personit në fjalë iu janë sekuestruar edhe 12 mijë euro, si dhe një sasi e kokainës.
“Sot rreth orës 10:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë në lagjen Pejton, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një person i dyshuar për veprat rrëmbim, fajde dhe blerje,posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të nakotikeve , substancave psikotropike dhe analoge”, u tha në njoftimin në fjalë.
Mediumi “Jepi Zë” raporton se personi i arrestuar është Armir Osmani, i biri i Ismet Osmanit i njohur me nofkën “Curri”.
Arrestimi është bërë në lagjen Pejton në Prishtinë.