-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Personi që pretendon se ka folur me familjarët e të arratisurit për vrasjen e 18 vjeçares tregon çfarë i thanë ata

Rekomandime

Kanë vazhduar reagimet e shumta në lidhje me vrasjen tragjike të 18 vjeçares, derisa së fundmi janë publikuar edhe disa detaje ku thuhet se një familjar i të dyshuarit kryesor për vrasjen e vlktimës i ka treguar se si rrodhi tërë ngjarja.

Përmes një postimi në Facebook një përdorues pretendon se ka biseduar me një nga familjarët e të arratisurit që dyshohet për vrasje, duke nxjerrë kështu një version krejtësisht ndryshe nga ato të para deri më tani.

- Advertisement -

Sipas këtij shkrimi, ai/ajo thotë se ka biseduar me një familjar dhe ai i ka treguar historinë e D.K (i dyshuari kryesor për vrasjen), që tanimë ndodhet në arrati dhe policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar atë.

Në këtë postim thuhet se D.K për 16 vite me radhë ishte liruar nga burgu vetëm për 3 muaj herë pas herë, dhe viktimën që ishte e dashura e tij kishte dyshuar se po e tradhtonte, dhe pas kësaj kishte ushtruar dhunë në të në banesën ku u gjet trupi i saj.

Tutje thuhet se D.K nuk ishte i vetdijshëm që e kishte rrahur për vdekjen, derisa tha se dyshojnë se ai do tentonte të vetëvritej pas këtij akti të kryer.

- Advertisement -

E një komentues publikoi një tjetër bisedë, ku shkruhej se D.K doli nga burgu dhe vëllau i tij e mori në Zvicër për të jetuar, por më pas ai ishte kthyer në Kosovë por që këtu sa ishte nuk kishte qëndruar më shumë se 3 muaj në liri.

- Advertisement -

D.K është ende duke u kërkuar nga policia pasi dyshohet se ishte dorasi kryesor në vrasjen e 18 vjeçares. Dje, viktima u la para dyerve të spitalit në Ferizaj pa shenja jete, derisa kryeprokurori tha se i dyshuari ka edhe vepra tjera kriminale, dhjetëra të tilla. Ndërsa i arrestuar për këtë ngjarje ka mbetur shoku i D.K, A.S i cili gjendej me të edhe në spital kur dërguan trupin e pajetë.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike pati reagime të shumta edhe nga krerët shtetërorë, të cilët dënuan dhunën dhe bën thirrje që rastet e dhunës të raportohen në polici e mos të përfundojnë tragjikisht..

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit