1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Personi që u ther për vdekje në Mitrovicë është një 26-vjeçar

Rekomandime

Një i ri është therur për vdekje pak pas mesnatës në rrugën “Artim Jashari”, në Mitrovicë. Viktima është një 26-vjeçar me inicialet A.M.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Deri te mizoria dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve që ndodhen në arrati.

“Reth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021, është raportuar se në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, se një person viktima mashkull kosovar A. M. 26 vjeçar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është suImuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati”, ka thënë Zahiti.

- Advertisement -

Detaje për këtë rast ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Sipas raportit, viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK , ku edhe ka vdekur meqenëse s’ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra.

“Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit