1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përveç PDK’së edhe shumica e deputetëve të LDK’së dhe AAK’së bojkotojnë seancën e presidentes Osmani

Rekomandime

Përveç Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), edhe një pjesë e madhe e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë bojkotuar fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot po u adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.

- Advertisement -

Seanca ka nisur në ora 10:00.
Ndërkaq këtë seancë e ka bojkotuar PDK, duke treguar edhe disa nga arsyet e këtij bojkoti.

Shefi i Grupit Parlamentar, Tahiri tha se, duke i shërbyer agjendës politike të qeverisë dhe mazhorancës, presidentja Osmani ka dështuar të shërbejë si përfaqësuese e unitetit të popullit. Mandati i saj i deritanishëm është karakterizuar nga një numër shkeljesh dhe dështimesh.

Përveç PDK’së, në seancë nuk janë të pranishëm edhe thuajse 90% e deputetëve të LDK’së. Sipas pamjeve nga seanca, të pranishëm prej deputetëve të LDK’së janë, Armend Zemaj dhe Valentina Bunjaku.

- Advertisement -

Ndërkaq nga AAK nuk është askush, përveç Albena Reshitaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit