1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përveç zhegut, Kosova do të zhytet me pluhurin saharian

Rekomandime

Krahas të nxehtit afrikan që po depërton mbi rajon, ku ditën e diel ngre sërish temperaturat në vendin tonë deri në 37 e 38C, mbi rajon do të shtrihen edhe grimca të pluhurit saharian, sidomos natën në mes së dielës dhe të hënës.

Sipas Ëeather Prishtina ditën e hënë temperatura maksimale prekë edhe vlerat prej 45C përreth Egjeut, derisa nga dita e martë dhe mërkurë sërish kemi një shtrirje të re të pluhurit saharian mbi rajon dhe vend.

- Advertisement -

Kështu që këto ditë, krahas kësaj vape të jashtëzakonshme afrikane, do kemi edhe qiell më të turbullt, e herë herë, varësisht nga koncentrimet e pluhurit, edhe përkeqësim të cilësisë së ajrit.

“Në animacioni me vlera më të larta të thellësisë optike të aerosolove, nga ngjyra e kuqe, që korrespondon me kushte më të turbullta, vërehet tymi nga zjarret përgjatë bregdetit jugor të Turqisë si dhe drejtimi nga qarkullimit ajror”, njofton Ëeather Prishtina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit