2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përveq kryeministrit britanik, ja kush janë edhe 13 zyrtarët e shpallur ‘non grata’ nga Rusia

Rekomandime

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace, ish-kryeministrja Theresa Maydhe dhe 10 anëtarëve dhe politikanëve të tjerë të qeverisë britanike iu është ndaluar gjithashtu të hyjnë në vend.

Masa u ndërmor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën.

- Advertisement -

Rusia tha se ua ka ndaluar hyrjen në shtet kryeministrit britanik, Boris Johnson, sekretares së Jashtme, Liz Truss, dhe disa ministrave të tjerë britanikë, pasi Britania ka vendosur masa që kanë për qëllim të izolojnë Moskën për shkak të Iuftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Ministria e Jashtme ruse tha më 16 prill se masat, që janë miratuar në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë, po “ngufasin” ekonominë e brendshme.

Rusia njoftoi se në listën e ndalesës janë 13 zyrtarë britanikë, përfshirë edhe ish-kryeministren, Theresa May. Moska paralajmëroi se kjo listë do të zgjerohej “në një të ardhme të afërt”.

- Advertisement -

Sanksionet perëndimore, të miratuara që prej se Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, janë vendosur ndaj zyrtarëve rusë, përfshirë edhe presidentin rus, Vladimir Putin dhe familjen e tij, por edhe ndaj kompanive dhe oligarkëve rusë që shihen si të afërt me udhëheqjen e shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit