-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pesë raste të reja me koronaviurs regjistrohen në Veri të Kosovës

Rekomandime

Edhe pesë raste me Coronavirus janë regjistruar në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, është bërë e ditur të shtunën në konferencë shtypi të Shtabit të Krizës në Mitrovicë të Veriut. Prej këtyre pesë rasteve të konfirmuara, tre janë nga Mitrovica e Veriut dhe dy nga Zveçani, raporton agjencia e lajmeve “Kossev”.

- Advertisement -

“Numri i rasteve të reja të konfirmuara në komunat me shumicë serbe në Kosovë është si në vijim – në Mitrovicë të Veriut janë shënuar tri raste positive në COVID-19, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë qytet është 14. Në Zveçan ndërkaq janë konfirmuar dy raste të reja, duke e çuar në 6 numrin e përgjithshëm. Ndërkohë, në Leposaviq, numri i të infektuarve qëndron në dy, prej të cilëve një person ka vdekur”, ka thënë Milosh Mirkoviq, drejtor i Institutit për Shëndetësi Publike në Mitrovicë të Veriut.

Ai po ashtu ka shtuar se numri i të përgjithshëm i të infektuarve në vendbanimet serbe në Kosovë ka arritur në 22.

Deri sot në Kosovë janë prekur 135 persona me koronavirus, një ka vdekur, kurse 16 janë shëruar. Së pari virusi është lajmëruar në Klinë e Viti. Pastaj Malishevë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, Lipjan. Në gjithë botën janë prekur më shumë se një milion njerëz prej kësaj sëmundjeje ngjitëse, prej të cilëve 226 mijë janë shëruar ndërsa 59 mijë kanë vdekur. Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

- Advertisement -

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi. Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit.

Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve. Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit